Skandali CEZ-DIA, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kastriot Ismailajt
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-administratorit të kompanisë DIA Kastriot Ismailaj, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.
Më datë 8 maj të vitit 2018, Apeli i Tiranës la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA.
Ismailaj u dënua për kryerjen e veprës penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, për mbledhjen e borxheve të prapambetura të CEZ.
Aso kohe, ai u akuzua se mori nga kompania CEZ rreth 6.5 milionë dollarë, për një shërbim të cilën nuk e kishte kryer.
Lidhur me vendimin e Apelit të Tiranës, Ismailaj bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkesë e cila u rrezua nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Valbon Çekrezi.
Kastriot Ismailaj u lirua nga burgu i Fierit më datë 7 shtator të vitit 2023, pas 9 vitesh nga momenti i arrestimit të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme