Skandali në sistemin TIMS, urdhërat që emëruan ekipin e ri në polici

13 Prill 2024 | 22:09

Në emisionin Review në Euronews Albania, u analizua këtë të shtunë skema si Ervin Muça, drejtori i IT-së, në Policinë e Shtetit, ka ndërhyrë në sistemin TIMS.

Në emision u bë dhe një pasqyrim kronologjik i mënyrës si Muça, u emërua pa marrë certifikatën e sigurisë në krye të drejtorisë së IT në polici, si dhe u publikuan dhe urdhërat me shkelje të ekipit të ri të IT që u emërua brenda 3 muajve në sistemin e Policisë.

Muça dhe tre ndihmësit e tij, u emëruan në policinë e shtetit brenda periudhës maj, gusht 2023.

 

Ndërhyrja në Tims u sinjalizua nga një punonjës i brendshëm i policisë, koleg i Muçës, i cili nga e-maili i punës, njoftoi eprorët e tij për veprimet e kundërligjshme të drejtorit të IT. E-maili sinjalizues u nis tek adresat [email protected], [email protected] [email protected], por duke bërë CC Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Mbrojtjes së të Dhënave.

“Sjell në vëmendjen Tuaj se eksporti bazës së të dhënave TIMS, në media të jashtme është kategorikisht i ndaluar dhe në kundërshtim me të gjitha procedurat e administrimit të të dhënave në Policinë e Shtetit, aq më tepër në kushtet kur aty adninistrohet informacion i klasifikuar. Çdo urdhër verbal që merrni për eksportimin e të dhënave është i kundraligjshëm dhe ngarkoheni individualisht nëse e zbatoni.

Backup databazeës së TIMS kryhet sipas procedurës në server online (Storage) dhe në Tape Drive (kopje e një dite më pas). Me lejoni t’ju kujtoj gjithashtu se çdo lejim i aksesit në databazat e Policisë nga persona të paautorizuar, që nuk përfaqësojnë Policinë e Shtetit apo një marrëdhënie që rregullohet sipas kontratave apo ligjeve në fuqi, është e ndaluar dhe në kundërdshtim me parimet, rregulloret dhe bazën ligjore për administrimin e të dhënave. Çdo eksport që kryhet deri ditën time të fundit në detyrë, pa autorizimin tim në formë të shkruar, është shkelje dhe ngarkon me përgjegjësi personat e përfshirë”, thuehj në email.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026