Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu: Jam e neveritur, janë jashtë sistemit
Të gjithë personat e përfshirë në skandalin te Onkologjiku janë shkarkuar. Në një deklaratë për mediat, ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu tha se personat e implikuar në shitjen e jashtëligjshme të ilaçeve të kimioterapisë nuk përfaqësojnë bluzat e bardha, ndërsa shtoi se individë të tillë nuk mund të jenë më pjesë e sistemit të shëndetësisë.
“Kur flasim për punonjësit e shëndetësisë, që mision të tyre kanë ndihmën shëndetësore të njerëzve, humanizmin. Është një ngjarje e paprecedentë, jam e neveritur nga kjo histori. Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, sipas procedurave administrative. Të jetë e qartë që këta lloj njerëzish nuk mund të ndosin bluzat e bardha, këta persona nuk mund të përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në të gjithë Shqipërinë. Këta persona nuk kanë vende në sistemin shëndetësor publik”,-tha ministrja Albana Koçiu.
Kujtojmë se ishte një hetim i prokurorisë së Tiranës që ka arritur të zbulojë një skeme se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.
Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara. Kryesisht u blenë ilaçe që përdorën për kimioterapi.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa arrest shtepie dhe detyrim paraqitje per mjekë të spitalit onkologjik:
Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
Halil Gashi
Florian Marku
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin