Skandali te ‘Zyber Hallulli’, Xholi: Fëmijët po ushqehen, s’ka probleme
Reme Xholi, drejtore e Shërbimit Social Shtetëror hodhi poshtë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me mungesën e ushqimit në shtëpinë e fëmijës ‘Zyber Hallulli’.
Në një lidhje me emisionin ‘Sot’ ajo u shpreh se e ka lexuar raportin dhe është ngritur grupi i punës që ka 20 ditë kohë për të shqyrtuar rekomandimet, por mohoi që fëmijëve t’u ketë munguar ushqimi në sasi dhe cilësi.
“Çdo ushqim për fëmijët, në përputhje me kontrata blihet me një çmim të fiksuar duke mos cenuar sasinë e ushqimit. Menyja ushqimore hartohet një herë në javë në përputhje edhe me kërkesat dhe dëshirat e fëmijëve. Fëmijëve nuk u është cenuar në asnjë moment sasia dhe cilësia e ushqimit. Për mua rëndësi ka që fëmijët ushqehen. Raporti i KLSH do marrë kohën e vet për tu shqyrtuar”, tha Xholi.
Sipas raportit të KLSH, kuota ditore në lekë që institucioni shpenzon për blerjen e ushqimeve, nuk i përgjigjet të njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë fëmijët, për të jetuar shëndetshëm.
Kjo, pasi institucioni përkatës nuk respekton standardet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për kuotën financiare që duhet të shpenzohet për fëmijët e grupmoshave të ndryshe.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit