“S’kanë kujdes mjekësor” Kosova akuza për keqtrajtimin e policëve, përgjigjet Serbia

17 Qershor 2023 | 19:18

Sharr Jakupi, shefi i Kabinetit të ministres së Jashtme Donika Gërvalla, deklaroi se policëve të rrëmbyer në Veri, nuk po u ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore nga autoritetet serbe.

“Për më keq, një oficer, në nevojë të dëshpëruar për kujdes mjekësor, është lënë pas dore, duke iu dhënë vetëm një injeksion të pashpjegueshëm që nga ndalimi i tij”, theksoi Jakupi.

Në lidhje me deklaratën ka reaguar dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, i cili mohoi akuzat e Prishtinës zyrtare.

Sipas Petkoviç të tre ata janë në dhomat e tyre dhe kanë ilaçe, si dhe ushqime për të ngrënë.

“Nuk mund të them se janë në hotel, por në krahasim me kushtet në të cilat gjenden serbët e arrestuar, duket se janë në hotel… Pra, ndaloni me gënjeshtra, të flisni të pavërteta. Mos kërkoni lirimin e atyre që pushtuan territorin e Serbisë me tyta të gjata, por merruni me serbët që u arrestuan pa bazë. I rrahën, u desh ta mbulonin Lunën që të mos shihej se ishte i lënduar. Kjo është gjendja reale e gjërave”, tha Petkoviç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026