Skeleti i dinozaurit shitet në ankand për mbi 6 mln dollarë

28 Korrik 2022 | 20:36

Një skelet i rrallë dinozauri i është shitur në SHBA një blerësi të panjohur për pak më shumë se 6 milionë dollarë.

Skeleti u ofrua nga Sotheby’s dhe u shit në ankandin e historisë natyrore të shtëpisë së ankandeve në New York City të enjten.

Fosili është ai i një Gorgosaurus – një i afërm i largët i Tyrannosaurus rex famëkeq dhe vdekjeprurës – që u zbulua në vitin 2018.

Blerësi anonim do të ketë mundësinë unike për t’i dhënë një pseudonim grabitqarit të dikurshëm.

Kjo është hera e dytë që një skelet i fosilizuar dinozauri nxirret në ankand nga Sotheby’s. Më herët një T-rex me nofkën Sue, iu shit Muzeut Field të Çikagos në 1997 për 8.36 milionë dollarë.

Gorgosaurus pritej të tërhiqte oferta deri në 8 milion dollarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026