Skema e vjedhjes së 45 mijë m2 në “Gjirin e Lalzit”, si “Rrumi” korruptoi avokatin
SPAK ka dërguar për gjykim dosjen e Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, dhe ish-avokatin e shtetit, Irgen Kërçuku. Ata akuzohen për korrupsion lidhur me tjetërsimin e pronave në “Gjirin e Lalzit”.
Sipas dosjes së prokurorëve të SPKA, Irgen Kërçuku, i cili në vitin 2017 mbante detyrën e Avokatit të Shtetit, ka marrë një shumë prej 900 mijë lekësh nga Aleksandër Laho. Paratë ju dhanë që Kërçuku të mos merrte pjesë në procesin gjyqësor për abuzimet me rreth 45 mijë metra katror në “Gjirin e Lalzit”. Padia ishte dorëzuar nga Pal Seçuni, i cili ankohej për vendimet e Hipotekës së Durrësit për tjetërsimin e Pronës dhe Avokatura e Shtetit i palë në këtë proces.
Pas marrjes së parave nga Laho, Avokati i Shtetit nuk ka apeluar vendim duke favorizuar tjetërsimin e tokës në zonën bregdetare.
Prokuroria ka paraqitur si provë dy dosje të vitit 2017, në të cilat Aleksandër Laho i ka dhënë para avokatit, me qëllim që ky i fundit të tërhiqej nga ankimi i procesit gjyqësor. Gjatë hetimeve, avokati ka pranuar marreje e ryshfetit, por ka thënë se ka qenë i kërcënuar për të marrë lekët dhe për të mos vijuar me procesin e ankimit.
Aleksandër Laho akuzohet për “ Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, ndërsa avokati Kërçyku për “Korrupsion pasiv”.
Në njoftimin e SPAK thuhet se hetimet vijojnë për procedime të tjera penale që janë ndarë nga kjo dosje.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë