“S’kemi kulturë shtetformuese”- Malaj: Serbët na akuzojnë se jemi tufa barinjsh
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, është shprehur se Shqipëria nuk ka kulturë shtetformuese.
Komentet Malaj i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se diplomacia serbe i cilëson shqiptarët si tufa barinjsh që nuk duhet të bashkohen, sepse nëse bashkohen, bëhen më të mëdhenj dhe më të dëmshëm.
Ai nxori në pah edhe disa nga problemet gjatë qeverisjes socialiste në Shqipëri, që sipas tij, janë korrupsioni dhe kapja e shtetit.
“Unë besoj te pjesa e programit, PS është e konturuar si një parti e majtë progresive. Problemi kryesor që ka PS është qëndrimi ndaj administratës publike si pasuri kombëtare. Nuk kemi arritur të krijojmë një administratë të paprekshme. Rotacionet politike e dobësojnë. Ne nuk kemi një kulturë të mirë shtetformuese.
Kjo është në thelb të diplomaciosë serbe ky koncept. Ata na akuzojnë dhe thonë për ne ‘ata janë tufa barinjsh, mos i lejoni të bashkohen se po u bashkuan do bëhen më të mëdhenj dhe më të dëmshëm’.
PS duhet të kishte rezultate më të mira te qeverisja. Korrupsioni dhe deri te kapja e shtetit janë sëmundje gërryese. Çfarëdo programi të kesh ti, nëse nuk krijon një sistem mbrojtës nga këto, atëherë të na rrojë sistemi. Taksa progresive është në themel të një partie të majtë”, tha Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit
- 08:56 Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, DPSHTRR: Nuk kemi lëshuar leje drejtimi për dy egjiptianët