English

Skenari për vrasjen e Bashës, i përfshirë një ish-luftëtar xhihadist | 5 zhvillime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
  • Kush donte ta vriste Lulzim Bashën, një prej tyre ish-luftëtar xhihadist në Siri

3 persona rezultojnë të përfshirë si të dyshuar në planin për eliminimin e Lulzim Bashës në vitin 2017.

- Advertisement -

Afrim Morina, nga Gostivari i Maqedonisë së veriut, ishte i përfshirë në trafik droge dhe i njohur si vrasës me pagesë.

I dyshuari tjetër që përmendet në e-mail është Arben Ymeri, nga Prishtina. Ai njihet me nofkën “Japani”, praktikant radikal i fesë islame, ish-luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me elementë radikalë që kanë luftuar në Siri. Njihet si një person me rrezikshmëri të lartë.

Fatmir Gurgurovci, nga Ferizaj i Kosovës rezulton gjithashtu i përfshirë në këtë plan për eliminimin e ish-kryetarit të opozitës.

Lexoni për më shumë: Kush donte ta vriste Lulzim Bashën, një prej tyre ish-luftëtar xhihadist në Siri

https://www.youtube.com/watch?v=YAwjBYmYyOo

  • Rama tregon për çfarë nuk bie dakord me Vuçiç

Kryeministri Edi Rama ka treguar në një intervistë për median gjermane Der Spiegel se ka një pikë ku nuk bie dakord me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç pavarësisht bashkëpunimit që kanë me Open Balkan.

“Për Kosovën ramë dakord që nuk do të pajtoheshim. Mendoj se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por, Aleksandër Vuçiç nuk mund ta bëjë këtë. Por, të paktën mund të flasim për këtë temë. Dhe ne bashkëpunojmë në projekte si ai i Ballkanit të Hapur,” – u shpreh Rama.

Lexoni për më shumë: Rama tregon për çfarë nuk bie dakord me Vuçiç

Kryeministri Rama me Presidenti serb, Aleksander Vuçiç
  • Lihet në burg ‘agjenti’ i Ervis Martinajt

Agjenti i forcave operacionale që akuzohet se ka shoqëruar, ndihmuar dhe transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, është lënë në burg.

Lami akuzohet se ka transportuar Ervis Martinajn me një makinë nga Durrësi në Tiranë në fillim të muajit gusht.

Për Lamin Gjykata e Kurbinit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shpërdorim detyre. Agjenti apeloi vendimin, ndërsa Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi mbajtjen e tij në qeli.

Lexoni për më shumë: Lihet në burg ‘agjenti’ i Ervis Martinajt

https://www.youtube.com/watch?v=g7aX6_Y8eWU

  • ‘Kryehakeruesi është Rama’, Meta: Prokuroria hetim të thelluar për sulmet

Kryetari i Partisë së Lirisë deklaroi në një konferencë për media se Edi Rama është kryehakeruesi i këtij sistemi.

“Kjo u provua botërisht nga dalja e të dhënave personale të gati 1 milion qytetarëve para zgjedhjeve dhe përdorimi i tyre nga patronazhistët vetëm për qëllime të shantazhit elektoral,” – u shpreh Meta.

Sipas tij ishte kryeministri ai që mbështeti këtë proces. Meta kujtoi hakerimin ku u ekspozuan fillimisht rrogat, numrat e telefonit të shqiptarëve e më pas targat. Historia, siç tregoi dhe Meta vijoi me hakerimin e e-Albania, ku të dhënat u nxorrën dhe në shitje.

Lexoni për më shumë: ‘Kryehakeruesi është Rama’, Meta: Prokuroria hetim të thelluar për sulmet

https://www.youtube.com/watch?v=dl1DKy9nr6w&feature=emb_title

  • Putini më ka thënë se është i gatshëm t’i japë fund luftës, thotë Erdogan

Gjithçka që duam është që konflikti në Ukrainë të përfundojë në mënyrë paqësore.

Ky është qëndrimi rus sa i takon luftës në Ukrainë e sipas presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ky është një hap shumë i rëndësishëm.

Erdogan, i cili mbërriti në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha për rrjetin televiziv amerikan PBS se së fundmi është takuar me presidentin rus Vladimir Putin në Uzbekistan dhe ka pasur bisedime shumë të gjera me të.

Lexoni për më shumë: Putini më ka thënë se është i gatshëm t’i japë fund luftës, thotë Erdogan

Erdogan dhe Putin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×