Skenografia e Festivalit Folklorik, Esnal: U bazova tek motivet tradicionale

27 Qershor 2023 | 17:51

Skenografia e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës po cilësohet si një prej pikave më të forta të edicionit të 11-të të organizimit të tij.

Skena ka ruajtur pjesën bazë të elementëve të dikurshëm të realizuar nga skenografi Ilia Xhokaxhi, ndërkohë që në këtë festival artistja spanjolle Ines Esnal sjell një skenografi bashkëkohore dhe impresionuese.

Skenografia e re është bazuar simbolikisht në fijet dhe endjen tradicionale të pëlhurës në tezgjah duke e gërshetuar me motive të traditës. Në këtë mënyrë duke i bashkëngjitur edhe elementët e vetë kalasë, skena e bën të këndshme ndjekjen e festivalit nga spektatorët.  

 “Kjo është hera e parë që unë punoj në Shqipëri, ishte një eksperiencë shumë e mirë. Unë isha tepër e ngazëllyer kur studioja përkatëse dhe Ministria e Kulturës më kontaktuan për projektin. Një projekt i shpejtë por tepër emocionues kështu që nuk mund të thoja “Jo !”,veçanërisht kur pashë këtë mjedis”,- Ines Esnal, skenografe.

Skenografja spanjolle tregoi edhe idenë që zbatoi në terren për ndërtimin e kësaj skene.

 “Puna ime ka të bëjë shumë me fijet dhe gjithçka shkoi mjaft mirë me konceptet e përpunimit të pëlhurës dhe traditës së përpunimit të gurit. Ideja ishte të kishim të gjitha ngjyrave që kanë të bëjnë kryesisht me gurin, po ashtu përdorimi i ngjyrës së kuqe ishte një sfidë me vete në një ambient të jashtëm. Ne i përdorëm këto ngjyra për të prodhuar sa më shumë kontrast”,- Ines Esnal, skenografe.

Festivali Folklorik i Gjirokastrës po zhvillohet prej datës 24 qershor në kalanë e Argjiros me pjesëmarrjen e ansambleve dhe grupeve folklorike nga hapësira mbarëshqiptare. Ky festival ka ndikuar edhe në zhvillimin e turizmit të qytetit, pasi në Gjirokastër këto ditë po qëndrojnë turistë nga e gjithë bota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026