“Këto janë sekrete!”, Trump pranon konfidencialitetin e dokumenteve
Një material audio në të cilin Donald Trump duket se është në dijeni të zotërimit të dokumenteve të klasifikuara pasi ka lënë Shtëpinë e Bardhë është siguruar nga mediat amerikane.
Në regjistrim, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dëgjohet teksa shfleton dokumentet dhe thotë: “Kjo është shumë e klasifikuar”.
CNN ishte i pari që publikoi materialin thuajse 2-minutësh, për të cilin saktësoi se ishte realizuar në korrik të vitit 2021, në një takim mes Trump dhe disa personave të tjerë në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi.
Trump dëgjohet të thotë “këto janë letra” dhe më pas i referohet një dokumenti mbi Iranin për të cilin shprehet se është “jashtë mase konfidencial”.
“Ky dokument është përgatitur nga ushtria dhe më është dhënë mua. Si president mund ta kisha hequr konfidencialitetin e tij. Por tani nuk mund ta bëj dhe dokumenti është ende sekret”, ka thënë Trump.
Gjasat janë që të jetë i njëjti material audio i cituar nga prokurorët federalë në ngritjen e padisë ndaj ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Por nuk dihet nëse dokumentet të cilave Trump u referohet në regjistrim janë sekuestruar nga hetuesit.
Prokurorët dyshojnë se ish-presidenti ua ka treguar dokumentet e klasifikuara personave që nuk kanë akses në të paktën dy raste, përfshirë një shkrimtari dhe dy anëtarëve të stafit të tij.
Në tërësi, Trump përballet me 37 akuza për përvetësim ilegal të dokumenteve të klasifikuara dhe pengimin e autoriteteve zyrtare për t’i marrë sërish ato nën kontroll.
Ai ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje.
LEXONI GJITHASHTU:
Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike