Sllovakia dhe Hungaria nuk do të vendosin sanksione ndaj energjisë ruse
Sllovakia dhe Hungaria nuk do të mbështesin propozimin e Bashkimit Europian, për vendosjen e sanksioneve ndaj energjisë ruse.
Të dyja vendet shumë të varura nga furnizimet e Rusisë dhe nuk ka alternativa të menjëhershme për t’i zëvendësuar, shkruan US News.
Ministri sllovak i Ekonomisë, Richard Sulik tha se do të duheshin vite që rafineria e vetme në vend, Slovnaft, të kalonte nga nafta bruto ruse në një lloj tjetër nafte.
Ndërsa, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto u shpreh se vendi i tij nuk do të votojë për sanksione që “do ta bënin të pamundur transportin e gazit natyror ose të naftës nga Rusia në Hungari”.
“Çështja është e thjeshtë: furnizimi me energji i Hungarisë nuk mund të rrezikohet, sepse askush nuk mund të presë që çmimi i luftës të paguhet nga hungarezët”, tha Szijjarto gjatë një vizite në Kazakistan.
Komisioni Evropian, ka hartuar propozime të reja për sanksione, të cilat mund të përfshijnë një embargo me faza ndaj naftës ruse.
27 vendet anëtare pritet të diskutojnë të mërkurën, por mund të duhen ditë që masat të miratohen dhe të hyjnë në fuqi.
LEXONI GJITHASHTU
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut