Sllovakia mbështetetje RMV-së: Negociatat, pas miratimit të propozimit francez
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka zhvilluar këtë të martë një bisedë telefonike me homologun sllovak, Jan Lipavski.
Osmani e siguroi Lipvaskin, se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është interesi kryesor shtetëror dhe prioritet primar i politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa, Lipavski theksoi gatishmërinë për organizimin e shpejtë të Konferencës së parë Ndërqeveritare, pasi Maqedonia e Veriut të miratojë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Ata shkëmbyen mendime për nevojën e realizimit të shpejtë dhe dinamik të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të garantuar stabilitet, qëndrueshmëri dhe zhvillim të rajonit në kontekstin aktual të pasigurt gjeopolitik.
Të hënën, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi propozimin francez.
Gjatë këtyre diskutimeve , nuk u përcaktua një datë se kur do të zhvillohet seanca plenare për informimin e qeverisë për propozimin e kornizës negociuese për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit