“S’më do askush”| Shpëtuan 30-vjeçarin që do hidhej nga pallati, flasin dy heronjtë
Një ngjarje e rëndë mund të kishte ndodhur një ditë më parë në Pogradec, por fatmirësisht u parandalua. Një 30-vjeçar kishte dalë në dritaren e shtëpisë në katin e 6-të të një pallati dhe kërcënonte se do të hidhej. Por për fatin e tij, dy djem guximtarë bënë të mundur shpëtimin e tij nga akti ekstrem. Ata janë Ernesti dhe Eriku, të cilët tregojnë për Euronews Albania se si ndodhi ngjarja.
“Ka qenë rreth ora 2, para se të ishim në vendngjarje ishim në xhami. U nisëm për në shtëpi, dhe rrugës pamë njerëz që po bërtisnin. Pamë që një i ri po tentonte të vetëvritej, kishte hipur në motorin e kondicionerit. I them shokut, që do ngjitesha unë i pari. Ngjitem, niset edhe polici me ne, bashkë dhe shoku ynë. Kur hyra, ai që tentoi të vriste veten, goditi me brryl mamanë dhe nëna e lëshoi. Unë e kapa tek jaka e bluzës dhe e tërhoqa”, tha Ernest Dautllari.
Eriku, i cili është vetëm 17 vjeç, tregon se personi që tentoi të hidhej nga lartësia, bërtiste dhe pretendonte se ndihej i padëshiruar në shoqëri dhe familje.
“Ai përdorte fjalë si ‘më bullizojnë’, ‘s’me do familja’, ‘nuk më duan’. Nuk dilte, rri nëpër lokale, ai përdorte lëndë narkotike”, tha Erik Oshafi.
Kohët e fundit problemet e të rinjve, si pasojë e depresionit apo ndikimit të rrjeteve sociale, janë rritur ndjeshëm, dhe gjithmonë e më tepër besimet fetare kanë dhënë mesazhe që ata t’i drejtohen besimit për të qenë njerëz të dobishëm për familjen dhe shoqërinë.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)