S’ngjitet dot në katin e 6 të pallatit, pamundësia rikthen të moshuarën në kontejner

18 Nëntor 2022 | 15:43

Mendoi se më ne fund nuk do të qëndronte më në kontejner. Mbas tre vitesh të vështira, Emine, mori çelsat e shtëpisë së rindërtuar. Por fati përsëri nuk ishte me të.

“Ngela këtu mu zu fryma, zemra ime ja bën bam bam…”- shprehet Emine Dokuci, banore në Manzë.

Apartamenti i ri, ndodhet në katin e fundit të pallatit, në të 6-tin. Emine e ka të pamundur ti ngjisë këto shkallë.

“Po do marrësh një bukë, ku do derdhësh plehrat”- shton ajo.

Pallatet e reja, pjesë e procesit të rindërtimit, kanë të vendosur ashensorë. Por asnjëri nuk punon.

“Apapa si  bëra, ujë… s’jam e zonja më mirë po vdes, po pi helm edhe..”- thekson e moshuara.

Emine nuk arriti të ngjitet deri në katin e 6-të.

“Jam e sëmurë, më dhembin gjunjët, mezi qëndroj në këmbë”- thekson Dokuci.

Vendosi të rikthehej në kontejner.

“ jo nuk do vete më aty, do rri këtu”- përfundon ajo.

Tre vite pas termetit të 26 nëntorit, në Manzë, janë të paktën 8 familje, që janë në pritje, të letrës, se tashmë do të kenë një shtëpi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026