Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata liron ish-drejtorin e ALUIZN-it dhe 3 të tjerë
Kur kanë kaluar rreth tre vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2020, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka shpallur të pafajshëm 4 persona ndërsa 3 të tjerë janë dënuar me nga 1 vit burg që konvertohet në shërbim prove.
Sipas njoftimit Gjykata ka lënë të lirë Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet; Artur Çela, ish-drejtori i INUV dhe Artur Terziu pronari i “Bar Barons” dhe Nevjana Isufi.
Ndërsa dënim me kusht është dhënë për Albrend Qetka, Skerdi Bello dhe Aldo Dakovelli.
Këta shtetas po hetoheshin në gjendje të lirë, pas dëmeve të shumta dhe viktimave në njerëz nga tërmeti i 26 nëntorit.
Konkretisht, Artur Terziu akuzohej se holloi muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit 6-katësh, ku humbën jetën 2 persona. Andaj ai përballej asokohe me akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”.
Ai shfrytëzoi gjithashtu tarracën për të vendosur tre depozita të mëdha, të gjitha këto në funksion të biznesit të tij, lokal.
Leja për këtë shtesë u dha nga ish-drejtori i ALUIZNIT në Durrës dhe ish-deputeti i LSI, Flamur Gjuzi.
Emri i Gjuzit rezulton edhe në dokumentet e administuar nga prokuroria për rastin e vilës 4-katëshe të familjes Lala, ku e përfshirë ishte edhe arkitektja Nevjana Isufi.
Mbi Isufin rëndonte akuza e falsifikimit të dokumentave, ndërsa mbi Gjuzin ajo e shpërdorimit të detyrës.
Sakaq për Aldo Dakovelli u dha dënimi me 1.6 vite burg që në zbatim të uljes së dënimit shkon në 1 vit burg dhe konvertohet me 2 vite shërbim prove. I njëjti vendim u dha edhe për Skerdi Bellon, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’. Atyre i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
Ndërsa Albrend Qetkaj u dënua me 1 vit burg për shpërdorim detyre por iu ul 1/3 e dënimit në 8 muaj burgim që iu konvertua 180 orë punë publike për 6 muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë