“S’njoh diktator që shkon në balotazh”, Shehu: Erdogan jo i tmerrshëm siç e bëjnë

24 Maj 2023 | 21:24

Analisti Redi Shehu tha në emisionin Now në Euronews Albania se Perëndimi e ka ngritur si mit i tmerrshëm presidentin turk  Erdogan për çështje gjeopolitike.

Sipas tij, termat diktator dhe autokrat me të cilat përshkruhet Erdogan nuk qëndrojnë dhe këtë e tregoi më së miri balotazhi në zgjedhjet e fundit në Turqi.

“Konotacionet e tipit autokrat dhe diktator nuk qëndrojnë, sipas meje. Është futur termi si i mirëqenë, por janë dy sinonime që kanë të përbashkët kontrollin absolut të një shteti. Që nga koha që Erdogan ka marrë pushtetin, nuk e ka kontrolluar në mënyrë absolute shtetin. E shohim në balotazhin e fundit, në humbje të zgjedhje të 2015. Unë nuk njoh një diktator që kalon në balotazh. Miti i tmerrshëm është i ekzagjeruar dhe është ngritur nga Perëndimi për çështje gjeopolitike”, tha Shehu.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026