Socialistët dhe demokratët, shpresa të njëjta për votën e diasporës

15 Janar 2025 | 21:45

Barometri – Euronews Albania ka realizuar një sondazh në periudhën 10-18 dhjetor 2024 me qytetarët që banojnë në Shqipëri lidhur me motivet, arsyet që ndikojnë tek votuesit në diasporë në marrjen e vendimit për të votuar.

Lidhur me pjesëmarrjen në votime të qytetarëve shqiptarë në diasporë, 62.2% e qytetarëve në Shqipëri mendojnë se diaspora do të marrë pjesë masivisht në votime. Të pyetur lidhur me thënien se “Vota e diasporës është e njëjtë politikisht me familjet e tyre në Shqipëri”, 56.7% e të anketuarve bien dakord me këtë thënie dhe 36.2% e tyre nuk bien dakord.

Lidhur me një thënie tjetër mbi nivelin e njohurisë që diaspora ka për Shqipërinë sot, “Emigrantët e njohin Shqipërinë nga televizori dhe rrjetet sociale, por jo Shqipërinë reale”, 47.2% e qytetarëve në Shqipëri janë dakord me këtë thënie dhe 50.1% nuk janë dakord me të.

Lidhur me thënien “Pjesa më e madhe e emigrantëve do të votojë kundër qeverisë”, 35.2% e qytetarëve në Shqipëri janë dakord me këtë thënie, ndërkohë 39.9% e tyre nuk bien dakord me këtë thënie.

Nëse analizojmë dakordësinë e qytetarëve sipas votës politike, duket se ka një simetri ndërmjet socialistëve dhe demokratëve. Niveli dakordësisë dhe jo dakordësisë me thënien është pothuaj i njëjtë, 56.7% e socialistëve nuk bien dakord me këtë thënie ndërkohë që 56.4% e demokratëve janë dakord me këtë thënie. Lidhur me qytetarët shqiptarë të cilët nuk e kanë deklaruar votën në vitin 2021, 28.1% e tyre bien dakord me thënien se “Pjesa më e madhe e emigrantëve do të votojë kundër qeverisë”, ndërkohë 35.9% e tyre nuk janë dakord me këtë thënie.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025