Socialistët dhe demokratët të ndarë në vlerësimin e Reformës në Drejtësi
Reforma në Drejtësi në këto 5 vite, ia ka dalë të fitojë besimin e socialistëve, por nuk mund të themi të njëjtën gjë kur bëhët fjalë për demokratët.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania për ecurinë e kësaj reforme në këto 5 vite, tek ata që mendojnë se drejtësia ka ecur mirë, mbizotërojnë ata që janë votues të PS-së me 55.4%, ndërsa votuesit e së djathtës zënë vetëm 8.2%.
Por demokratët mbizotërojnë tek ata që mendojnë se drejtësia 5 vitet e fundit ka ecur keq me 65.9%, ndërsa socialistët zënë 7.2% në këtë kategori.
Reforma në drejtësi ka arritur të sigurojë besimin e socialistëve, por jo të demokratëve të cilët besojnë se drejtësia edhe në 5 vitet e ardhshme do të vijojë të jetë e munguar.
Tek ata që mendojnë se në 5 vitet e ardhshme drejtësia do të ecë keq, janë 62% votues të PD-së dhe vetëm 6.1% votues të PS-së. Ndëkohë tek ata që besojnë në ecurinë e Refomës në Drejtësi, 63.5% e zënë votuesit e PS-së dhe vetëm 7.5% janë votues të PD-së.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)