Softa: Agjenti i Vis Martinajt s’ka vepruar i vetëm, të hetohen drejtues të policisë

24 Dhjetor 2022 | 21:17

Eksperti i sigurisë publike, Fatjon Softa mendon se efektivi Jeton Lami, i cili shërbente si agjenti i të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt, nuk ka vepruar i vetëm, por ka marrë ‘leje’ ka drejtues të policisë.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Softa nënvizoi se duhet të hetohen ata që e kanë lejuar Jeton Lamin që t’i shërbejë Ervis Martinajt.

“Ky patjetër është një person kyç. Ky nuk mund të jetë person i vetëm. Një punonjës policie nuk mund të jetë kurrë pa dijeninë dhe pa lejen e një drejtuesi. Një njeri që është gjatë gjithë kohës pas një personi, nga mëngjesi deri në darkë, do të thotë që ky nuk paraqitet në repartin e tij, nuk paraqitet në strukturën e tij.

Ky person ka pasur lejen e komandantit të tij, ka pasur lejen e një personi tjetër që ka qenë më lart se komandanti. Duhen marrë nën hetim dhe duhet të hetohen të gjithë ata persona, të cilët përbëjnë atë që thuhet zinxhir”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026