Softa: Policia nuk ushtroi dhunë, ishte profesionale me muxhahedinët
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania se policia u tregua profesionale ditën e djeshme me kontrollet brenda kampit MEK.
Ai sqaroi se ndaj muxhahedinëve nuk është ushtruar dhunë.
“Fakti që zoti Rrumbullaku thotë që rreth orës 8 ne kemi kërkuar të kontaktojmë me 6 drejtuesit kryesorë të kampit, tregon që i kanë vënë në dijeni për aksionin dhe për vendimin e gjykatës. Policia ishte në zbatim të një vendimi gjykate për të ushtruar një kontroll brenda këtyre ambienteve. Sigurisht kishte dhe forca speciale, sepse mund të kishte reagime që mund të ishin jo thjesht protestuesit, por mund të kishtee dhe informacione për të cilat patjetër forcat speciale duhet të ishin prezente.
Përdorimi i asaj që thanë ‘kishin gaz lotsjellës, po na godasin’ u vërtetua qoftë edhe nga një banor, që tregoi se bombolat e përdorura nga policia ishin me përdorim vetjak. Çdo punonjës policie mund të ketë një bombol që e përdor në rastet e ushtrimit të dhunës apo kundër reagimit të qytetarëve. Policia ishte shumë e kompletuar; kishte edhe vetë filmimet e saj; kontrollin që bëri me dron për monitorimin e territorit, që të krijonte mundësinë e pasqyrimit të çdo lloj incidenti,” – u shpreh Softa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku