Soko: Gjobat në vendin tonë janë si ligji në dorën e Maliqit te 14-të vjeç dhëndër

30 Tetor 2022 | 20:49

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, është shprehur se gjobat në vendin tonë janë si ligji në dorën e ‘Maliqit’, pra kur do gjuan dhe kur nuk do hap krahun.

Soko tha se një gjobë për mosdeklarim fature në vendin tonë është bërë 15 milionë lekë të vjetra dhe sipas tij kjo ka të bëjë me fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Ai tha se po i bëhet presion çdo biznesi në vend.

“Gjobat në Shqipëri përpara se të ankimohen duhen të paguhen. U tentua  njëherë në 2016, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Bëri Këshillimin Kombëtar dhe po e mbështet dhe njëherë këtë, ku e ka hallin, pse i bën gjobat 10-fish? E ka hallin te fushata elektorale, është presion që i bëhet çdo biznesi.

Gjoba është si shkop presioni në dorën e Maliqit te 14-vjeç, që kur do gjuan dhe kur do hap krahun. Biznesi e di këtë gjë. Është bërë 15 milionë lekë një gjobë për mosdeklarim faturash. Gjoba përpara se të ankimohet mbyllet”- deklaroi Soko.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026