Sokolaj: Një familje shqiptare harxhon 20 mijë lekë për ushqime në ditë
Organizata Botërore e Ushqimit (FAO) rendit Shqipërinë si vendin me koston më të lartë në Evropë për plotësimin e nevojave bazë për ushqim.
Një qytetar në Shqipëri shpenzon 4.4 dollarë në ditë sipas Indeksit të Fuqisë Blerëse. Nga 163 vende që janë pjesë e Indeksit, Shqipëria renditet në vendin e 28 për kostot më të larta.
Granit Sokolaj, gazetar, drejtor ekzekutiv qendra Alert tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se një familje shqiptare shpenzon 20 mijë lekë të vjetra në ditë vetëm për ushqim.
“Shpenzimet për ushqim në një familje shqiptare janë mesatarisht 40 lekë të reja për frymë, një familje me 5 veta është diku te 20 dollarë në ditë, vetëm ushqim që blihet në market dhe çohet në shtëpi, që është shumë. Çmimet në Shqipëri janë të larta, që kur ka nisur pandemia deri sot çmimet kanë njohur vetëm rritje, edhe kur ka qenë momenti për tu’ ulur nuk janë ulur, por kanë mbetur në vend. Vazhdojmë të kemi për produktet bazë të shportës 20 për qind TVSH ndikim që ndihet drejtpërdrejtë tek konsumatorët”, tha Sokolaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit