“Solli paqe në një kohë të trazuar”, Rama në Bruksel: Nderim për Oliver Röpke
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku mori pjesë në një seancë të veçantë plenare të mbajtur në Parlamentin Europian, për të nderuar Presidentin në largim të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian (KESE), Oliver Röpke.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Rama theksoi rëndësinë e dialogut dhe vlerësoi ndikimin e Röpke në forcimin e urave midis institucioneve dhe qytetarëve të Europës.
“Ky është një moment për të kremtuar punën e një njeriu të jashtëzakonshëm. Si një superhero i heshtur europian dhe ky përkushtim i yti, ka frymëzuar udhëheqjen tuaj në krye të Komitetit Ekonomik Social. Kur e morët detyrën, Europa ishte në atë që mund të përshkruhet si stuhi. Njerëzit harrojnë se çfarë ka kaluar, si lufta në Ukrainë, pandemia, çështjet ekonomike që vuajnë vendet, përfshirë Shqipërinë. Duket si epoka e gurit… por ne nuk mund të harrojmë që në atë kohë nuk kishim hapur asnjë grup kapitujsh. E megjithatë, përmes kësaj trazire dhe paqëndrueshmërie, ju sollët paqe, përfshirë edhe tek skeptikë si mua. A nuk është prova që mrekullitë ndodhin?” tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama nga Kolegji i Bryzhit: Shqipëria në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE
- Euronews Albania siguron programin që do të prezantojë Rama në parlament
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona