Sondazhi për deputetët, Klosi: Ka ikur koha e individit, rëndësi ka forca politike
Sekretari i Përgjitshëm i PS-së, Blendi Klosi foli në Euronews Albania në lidhje me sondazhin e Datacentrum dhe Barometri lidhur me vlerësimin e qytetarëve për deputetët.
Ai u shpreh se ka marrë fund koha e deputetit si individ pasi rëndësinë dhe rolin kryesor e ka forca politike, duke theksuar sipas tij se një deputet nuk mund të bëjë asgjë pa mbështetjen e partisë.
“Nuk është logjike që dikush të premtojë gjëra personale, që do bëj këtë dhe do bëj atë. Nuk e bën dot, e bën forca politike e tij, pra është shumë e vështirë që ti të fitosh një zonë elektorale ose një mandat deputeti nëse ti si forcë politike e bazon gjënë me individin. Njerëzit nuk votojnë më për emrin, por votojnë për partinë politike, prandaj ka ndryshuar koncepti i të qenit deputet. Jo për ta ulur figurën e deputetit, por ky është realiteti, dhe në fund fare përgjegjësia është e forcës poltike dhe jo e individit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës