Soreca: BE-ja ka siguruar më shumë se 230 milionë euro mbështetje financiare për Shqipërinë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në një postim në Twitter shkruan se BE-ja është e gatshme për të vazhduar mbështetjen financiare për Shqipërinë në këtë kohë pandemie.
“Të gatshëm për të vazhduar mbështetjen e Bankës së Shqipërisë, një aktor thelbësor në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. COVID 19 përfaqëson një sfidë të pashembullt, sa i përket rritjes ekonomike dhe stabilitetit financiar”, shkruan ambasadori.
Zoti Soreca thekson më tej se BE-ja ka siguruar më shumë se 230 milionë euro mbështetje financiare për Shqipërinë.
“BE-ja ka siguruar më shumë se 230 milionë euro mbështetje financiare për Shqipërinë në krizë, për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike dhe për të mbështetur përfshirjen sociale. Edhe njëherë, demonstrojmë solidaritetin e fortë Evropian dhe angazhimin solid për Shqipërinë”, shkruan ai.
Ready to continue supporting the Bank of Albania, an essential actor in the #EU??integration process of??. #COVID19 represents an unprecedented challenge for??in terms of economic growth & financial stability.The #EU??has provided more than €230 Million of financial support..1/2 https://t.co/U7a8mtNHnr
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) January 18, 2021
Ky postim i tij në Twitter erdhi pas pjesëmarrjes në eventin përmbyllës të projektit të binjakëzimit “Përmirësimi i përafrimit të Bankës së Shqipërisë me Acquis të BE-së”.
Në këtë event zoti Soreca theksoi se projekti i binjakëzimit i financuar nga BE-ja ka qenë mjaft i dobishëm për mbështetjen e Bankës së Shqipërisë.
Ambasadori nënvizoi se Banka e Shqipërisë aktualisht po përfiton edhe nga një projekt rajonal IPA.
“Banka e Shqipërisë aktualisht po përfiton edhe nga një projekt rajonal IPA prej 2 milionë eurosh. Qëllimi i tij është të forcojë kapacitetet e bankave qendrore në Ballkanin Perëndimor, me qëllim integrimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore”, tha ai gjatë fjalës së tij në projektin e binjakëzimit.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet