Sot feston 81-vjetorin e lindjes, Viktor Zhusti nderohet me “Medaljen e mirënjohjes”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar me “Medaljen e Mirënjohjes” së qytetit aktorin e madh shqiptar, Viktor Zhusti, i cili sot mbush 81 vjeç. Kryebashkiaku e falenderoi aktorin Zhusti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në skenën e teatrit dhe filmit shqiptar.
“Ky është një moment për të shprehur mirënjohjen, respektin, falenderimin për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm. Na keni emocionuar, kemi qeshur, kemi qarë, jeni i paharrueshëm për shqiptarët. Në emër të gjithë djemve e vajzave të këtij qyteti, burrave e grave, doja t’ju falënderoj që jeni pjesë jo vetëm e memories sonë të përbashkët, por edhe përditshmërisë sonë, në një teatër modest, siç është Teatri i Metropolit, për të cilin mezi pres që të bëjmë më shumë investime. Pas Teatrit Kombëtar, të kemi edhe Teatrin e qytetit. Kjo medalje është në emër të qytetit të Tiranës, në shenjë mirënjohje për punën tuaj. Është një gjest respekti dhe falenderimi me gjithë zemër”, tha Veliaj.
Aktori i madh, Viktor Zhusti, falenderoi kryetarin e Bashkisë për medaljen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.
“Ju falenderoj nga zemra juve, veçanërisht Teatrin Metropol, i cili ka qenë ndoshta streha më e ngrohtë për artistët vitet e fundit, si dhe gjithë spektatorët e jashtëzakonshëm të Tiranës, të cilët më kanë rrethuar me dashuri dhe besoj se më kanë dhënë shumë më tepër nga sa u kam dhënë unë. Prandaj, mbetem gjithmonë borxhli ndaj jush, ndaj Teatrit Metropol, dhe ndaj gjithë njerëzve. Shumë faleminderit!”, tha ai.
Viktor Zhusti ka lindur më 8 dhjetor të vitit 1942 në Athinë, Greqi. Galeria e roleve të Viktor Zhustit është shumë e pasur me shfaqje teatrale dhe filma.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 15:50 Begaj në Luginën e Preshevës, studentët serbë: Mediat e regjimit nuk e raportuan vizitën e presidentit shqiptar
- 15:49 Kremlini: Rusia do të monitorojë nga afër takimin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën
- 15:38 Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
- 15:35 Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 15:33 Vizita në SHA, kryeministri i Irakut kërkon investime të mëdha amerikane në energji
- 15:31 BE-ja i premton Moldavisë 120 milionë euro për forcimin e mbrojtjes ajrore