Aktori Godaj: Nga Sandër Prosi te Robert Ndrenika, më mbanin në pëllëmbë të dorës
Taulant Godaj, aktori që luajti rolin e fëmijës tek filmi “Nëntori i Dytë” ishte i ftuar këtë të enjte nëemisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania.
Ai tha se asokohe nuk e dinte rëndësinë e filmit në të cilin do të merrte pjesë ndërsa tregoi se çfarë i tha mësuesit kur e pyeti për historinë e flamurit shqiptar.
Mes tjerash ai tregoi se Sandër Prosi, i cili luajti rolin e Ismail Qemalit në tek filmi, por dhe aktorët e tjerë, e mbanin në pëllëmbë të dorës, pasi ishte fëmija i vetëm në film.
“Mbaj mend në orën e historisë më çoi mësuesi dhe më pyeti historinë e ngritjes së flamurit në Shqipëri, tre ditë pas shpalljes së premierës së filmit. Unë tregova skenarin e filmit në vend të historisë. Atëherë nuk e kisha kuptuar filmin ‘Nëntori i Dytë”. Atëherë isha i kënaqur dhe rëndësinë e filmit e kuptova shumë vonë. Në atë kohë Sandër Prosi dhe të tjerët më mbanin në pëllëmbë të dorës. Isha fëmija i vetëm i filmit. Për të gjithë aktorët isha veza që mos të thyhet. Që nga Sandër Prosi, Robert Ndrenika, Bujar Lak, Gulejm Radoja. Të gjithë kujdeseshin për mua”-tha ai.
LEXONI GJITHSHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:18 Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë
- 21:15 Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 21:02 Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
- 20:47 Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit