Sot heshtje zgjedhore, gjobë 500 mijë lekë për çdo parti që bën fushatë

24 Prill 2021 | 08:41

Pas 1 muaji intensiv të fushate, sot Shqipëria është në heshtje zgjedhore përpara se ditën e nesërme, duke nisur prej orës 7 të mëngjesit, gjithë shqiptarët t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të parlamentit dhe qeverinë për 4 vitet e ardhshme. Sot nuk lejohet asnjë lloj fushate dhe deklarate politike nga liderët dhe nëse ata shkelin rregullin e heshtjes zgjedhore, gjobiten nga KQZ me 500 mijë lekë dhe ankimi i vendimit për gjobën nuk e pezullon atë.

Në Euronews Albania, duke nisur nga ora 6 të mëngjesit, do të përcillet në kohë reale çdo ngjarje nga gjithë vendi deri në mbylljen e qendrave të votimit, për të vijuar me procesin e numërimit.

Janë 1868 kandidatë për deputetë, që këtë radhë përveçse me kundërshtarët, luftën e kanë dhe Brenda llojit për votën preferenciale që mund t’i sigurojë ripozicionim në listat e hartuara nga kryetarët. Pas ndërhyrjeve në kodin zgjedhor për të miratuar ato që u quajtën lista të hapura, në fletën e votimit votohet jo vetëm për partinë por dhe kandidatin. Ai që merr më shumë vota nominale sesa mesatarja e votave që prodhojnë një mandat në atë qark , mund të rirenditet më lart në listë.

Nën siglat e 10 partive dhe 2 koalicioneve garojnë 1863 kandidatë. Në qarqet Tiranë, Lezhë, Shkodër, Dibër votën e kërkojnë dhe 5 të pavarur.  Por përveç partive tradicionale, në 25 prill si alternativa paraqiten dhe parti të reja, ndër to ajo e Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Myslym murrizit , nisma thurje, VV e cila ka zgjedhur si strategji te saj kandidatet e pavarur ne tre qarqe, Tirane, Gjirokastër e Lezhe por edhe parti te tjera te krijuara se fundmi,. gjithsej në këto zgjedhje do te jene 12 parti dhe koalicione.

Janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pse censusi i vitit 2011 e ka nxjerrë numrin e popullsisë diçka më shumë se 2.8 milionë banorë, në listat e zgjedhësve figurojnë edhe emigrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. Për këta të fundit megjithëse pati shumë përpjekje, sërish nuk u arrit që t’u mundësohet votimi nga vendet ku jetojnë.

Bazuar në të dhënat e përpiluara nga Ministria e Brendshme, në këto zgjedhje janë 107,024 të rinj dhe të reja që do të votojnë për herë të pare.

Duke bërë një ndarje gjinore, 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj, ndërsa 49.5 % janë femra. Por ka edhe shqiptarë të cilët nuk do iu lejohet që të shprehin vullnetin e tyre në këto zgjedhje parlamentare. Bëhet fjalë për 1,098 shtetas që nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Këta qytetarë përveçse janë të dënuar për veprat penale që kanë kryer, gjithashtu iu është hequr e drejta për të zgjedhur në 25 prill.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026