Sot kremtohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e bektashinjve
Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Kjo ditë përkon me ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.
Në këtë ditë, përveç riteve fetare, besimtarët bektashinj shkëmbejnë edhe vizita e dhurata me njëri-tjetrin.
Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët bektashianë me disa pamje nga “teqeja e Helvetive, në Berat ndër më të bukurat në Ballkan, ku qetësia dhe harmonia janë besim”. Një urim po ashtu Rama e kishte edhe gjatë fjalës hapëse në podkastin e tij ‘Flasim’.
“Gëzuar po ashtu të gjithë besimtarëve bektashinj, e qoftë dita që simbolizon rilindjen, shpresën dhe fillimet e reja, vetëm e para e një vargu të gjatë ditësh të mbara, për ta e për të dashurit e tyre. Por, padyshim uroj që të tilla të jenë edhe ditët që ka përpara Shqipëria jonë dhe jam besimplotë se ashtu do të jenë”, tha mes të tjerash Rama gjatë fjalës në podcastin e tij.
Gjithashtu, Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale uroi besimtarët për këtë ditë të shënuar.
“Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri!”, ka shkruar mes të tjerash Begaj.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin