Sot Kuvend, deputetët e PD dhe PS mbërrijnë 1 orë para, garda rrethon parlamentin
Teksa sot mbahet seanca plenare në Kuvend deputetët demokrat dhe kolegët e tyre socialistë kanë mbërritur rreth një orë para në Parlament ndryshe nga herët e tjera.
Ndërkohë në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë janë vendosur dhe garda ku ditën e sotme shihet një numër i shtuar i tyre.
Kjo vjen pas tensioneve që u krijuan herën e fundit mes deputetëve Vullnet Sinaj dhe Bledion Nallbati të cilët u përplasën dhe fizikisht.
Në seancën e sotme, 6 deputetë të Rithemelimit janë të përjashtuar pas situatës kaotike që krijuan në parlament javën e kaluar. Bëhet fjalë për Gazmend Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Albana Vokshin që janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa Saimir Korreshi me 3 ditë.
Nuk dihet nëse ata do të shkojnë në Kuvend, ndërkohë që Sali Berisha pak më parë në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se parlamenti është në shtetrrethim.
“Parlamenti është vendosur në shtetrrethim. I rrethuar nga forca të shumëllojta. Rama ka frikë nga opozita”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 15:52 Presidenti bjellorus fal 32 të dënuar, 28 prej të cilëve u burgosën për ekstremizëm
- 15:42 Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA-në varet nga pesë kërkesa kryesore
- 15:35 Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
- 15:34 Kufizime për muajt e verës, Salzburgu ndalon turistët të hyjnë me makinë në qendër të vendit
- 15:28 Rama ndan videon, i mëson një roboti në Gjermani të bëjë shqiponjën dykrenare
- 15:23 Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)