Sot mbahen zgjedhjet lokale në Tuz, 4 koalicione dhe 3 parti në garë

5 Mars 2023 | 08:30

Ditën e sotme në komunën me shumicë shqiptare, në Tuz të Malësisë, mbahen zgjedhjet vendore ku garojnë 4 koalicione dhe tri forca politike të pavarura.

Procesi i votimit ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit në 12 qendra votimi dhe pritet të përmbyllet në orën 19:00, ndërsa janë rreth 12 mijë shtetas me të drejtë vote.

Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

Në anën tjetër gjendet koalicioni i gjerë i përbërë nga Partia Demokratike Socialiste, e presidentit aktual Milo Gjukanoviq, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve .

Këto dy lista cilësohen si konkurrentet kryesorë në fitoren e zgjedhjeve vendore në Tuz.

Zgjedhjet e së dielës janë të dytat që nga ndarja e kësaj bashkësie lokale nga komuna e Podgoricës në vitin 2018.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit

Në një lidhje live përpara Kryeministrisë, aty ku po mbahet në ditën e saj të 49-të protesta kombëtare, për Review me Greta Topjanën ishte deputetja...
21:31 | 18/07/2026