Sot mbledhja e qeverisë në Shkodër. Çfarë pritet të diskutohet
Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e qeverisë në qytetin e Shkodrës ku të pranishëm do të jenë edhe kryebashkiakët.
Sipas burimeve për Euroneës Albania, punimet do të nisin në orën 09:30 dhe do të përfundojnë në orën 18:30, me fjalën e Ramës në mbyllje.
Në mbledhjen e sotme do të zhvillohen 9 tryeza të hapura me bashkëbisedues anëtarë të qeverisë, kryetarë të bashkive dhe drejtues të agjencive.
Do të bëhet analizë për Burimet Njerëzore, analiza Financiare, analiza e Shërbimeve dhe mbi Projektet e BE.
Temat mbi të cilat do të diskutohet janë Shëndetësia, Bujqësia, Arsimi, Mjedisi, Siguria, Financat, Infrastruktura, Pronat dhe Burimet Njerëzore.
Do të ketë propozime për zgjidhje të problematikave të hasura në këto fusha mbi të cilat do të flitet.
Në përfundim të mbledhjes, para fjalës përmbyllëse të kryeministrit Edi Rama, do të përcaktohen detyrat përkatëse për gjithësecilin.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë