Sot seanca, “blindohet” Parlamenti. Bardhi: Akt turpërues, s’është qeli burgu

17 Tetor 2024 | 08:45

Këtë të enjte pritet të mbahet seanca parlamentare e cila u shty një javë më parë. E ndërsa në seancën e fundit të zhvilluar mbizotëruan kaosi dhe rrëmuja, ku deputetët e opozitës dogjën karriget dhe nuk lejuan zhvillimin e seancës, këtë të enjtë garda duket se ka marrë masa shtesë.

Gardh metalik te hyrja kryesore e Parlamentit nga forcat gardiste dhe efektivë në numër të shtuar janë vendosur për të parandaluar çdo incident të mundshëm që vjen nga deputetët opozitarë, por edhe jashtë perimetrit të institucionit.

Lidhur me këtë ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ai është shprehur se Kuvendi nuk është burg dhe se shënderrimi i tij në një “qeli të rrethuar me hekura” është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar.

“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.

Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!

Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!”-shkruan Gazment Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026