Sot seanca plenare, interpelancë me Ministren e Arsimit për sigurinë në shkolla, projektligjet që do të shqyrtohen
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë këtë të enjte, më 12 shkurt 2026, seancën e radhës plenare, duke filluar nga ora 10:00. Në rendin e ditës janë parashikuar disa projektligje dhe projektvendime për votim, si dhe interpelanca dhe seanca pyetje-përgjigje me ministra të ndryshëm.
Mes projektligjeve që do të shqyrtohen janë ndryshime në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, në ligjin për akcizat, si dhe ligji për Trashëgiminë Kulturore dhe Muze. Po ashtu, Kuvendi do të diskutojë projektligjin për shërbimin e jashtëm dhe projektvendime për strukturën dhe pagat e personelit me kohë të pjesshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme parlamentare.
Në kuadër të seancës janë planifikuar dy interpelanca me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Deputetja Erisa Xhixho kërkon sqarime për sigurinë në shkolla, ndërsa deputeti Erald Kapri kërkon informacion mbi masat kundër dhunës në institucione arsimore.
Gjithashtu, deputeti i PS, Erion Braçe, ka kërkuar një seancë pyetje-përgjigje me Ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, për të sqaruar mosfunksionimin sipas tij të Qendrës Shëndetësore në rrugën “Irfan Tomini”.
Rendi i ditës i seancës plenare:
- Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.1.2026 dhe 3.2.2026
- Njoftime
- Interpelancë me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho
- Interpelancë me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erald Kapri
- Seancë pyetje-përgjigje me Ministren e Shëndetësisë, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe
- Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”
- Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
- Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”
- Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”
- Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 13:51 Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën
- 13:50 Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm