“Spaçi, dje dhe sot – një ditë kujtese me të rinjtë”, 40 nxënës “prekin” diktaturën
“Spaçi, dje dhe sot – një ditë kujtese me të rinjtë”- ishte aktiviteti i organizuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, në kuadër të 51-vjetorit të Revoltës së Burgut të Spaçit.
Në këtë ditë kujtese, fokusi u përqendrua tek të rinjtë, me qëllim njohjen e tyre me këtë vend simbol dëshmisë më të errët të diktaturës komuniste.
40 nxënës u njohën me historitë e dhimbshme të ish-të burgosurve politik të cilit u kthyen në vendin e vuajtjes.
Kryetarja e Autoritetit Gentiana Sula tha në fjalën e saj, se përmes librit akademik të botuar së fundmi për revoltën e Spaçit, synojnë të gjejnë gjuhën e duhur për t’i treguar historinë brezit të ri.
Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi, i cili u shpreh se kampi duhej të ishte kthyer në muze të kujtesës kolektive kohë më parë dhe se projekti për t’a transferuar atë në zonën e Repsit nuk ishte aspak i përshtatshëm.
“Sa herë që vij në Spaç përjetoj momente të forta emocionale për shkak të historisë që mbart ky kamp-burg. Fjala Spaç edhe nga goja e banorëve të zonës tingëllonte rrëqethëse dhe e frikshme”-theksoi ai.
Ndërsa Suela Kusi, përfaqësuese e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë tha:
“Ky vend na bashkon, jo vetëm që të kujtojmë vuajtjet e të burgosurve politikë gjatë regjimit komunist, por mbi të gjitha të diskutojmë mbi mësimet që mund të nxjerrim nga një prej periudhave më famëkeqe dhe komplekse të së kaluarës sonë komuniste”.
Katër pëllumba u lëshuan nga nxënësit në kujtim të katër të rinjve që u pushkatuan 24 majin e vitit 1973. Në një baner të posaçëm nxënës, mësues lanë gjurmën e tyre të kujtesës.
LEXONI GJITHASHTU:
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 11:47 700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre dy italianë (VIDEO)
- 11:30 Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit
- 11:26 Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
- 11:06 Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
- 10:54 Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë