Spahiu: Berisha bën më shumë fushatë kundër amerikanëve sesa kundër socialistëve

5 Maj 2023 | 10:40

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha po bën fushatë kundër SHBA-së e jo kundër kundërshtarëve të tij politik socialistë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se Berisha më shumë flet ashpër  kundër ambasadores amerikane Yuri Kim sesa kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ndër të tjera ai shtoi se çdo slogan kundër SHBA është një mesazh i qartë anti-shqiptar.

“Unë nuk e kuptoj nëse Berisha e Meta kanë sfidë për të larguar Yuri Kim apo kanë sfidë për të larguar  Erion Veliajn. Berisha zhvillon fushatë elektorale më shumë kundër SHBA sesa kundër socialistëve. Në çdo ligjeratë të tij, artikulimi i tij kundër SHBA është më i fortë, më agresiv e më i ashpër sesa kundër socialistëve.

Aq rëndë është situata në Shqipëri, sa disa individë që janë të dhjerë deri në grykë, duan të vishen në petkun e sovranitetit. Po si mund të jesh sovran kur i ke hequr të mbathurat Shqipërisë, e ke bërë  Shqipërinë një vend që është pa avion, pa tren, pa tanke, pa armatime, ke hapur depot. Për ça sovraniteti mund të flasin këta njerëz? Shqipëria dhe Kosova e humbasin sovranitetin për 24 orë nëse nuk kanë SHBA dhe Perëndimin, aleancën euroatlantike. Çdo slogan kundër SHBA është një mesazh anti-shqiptar”- tha ai.

Spahiu përfundoi duke thënë se nuk e kupton faktin se si mund të bësh fushatë kundër Yuri Kim e jo kundër Veliajt.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026