Kreshnik Spahiu: Edi Rama mban mjekër për të mbuluar shenjat e rrahjes së Berishës
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se në 32 vite shumë politikanë shqiptarë janë rrahur nga pushteti i Sali Berishës.
Spahiu u shpreh se me gjithë politikën e dhunshme të Berishës, sulmi i sotëm ndaj tij nuk është hakmarrje politike.
“Në 32 vite është rrahur çdo politikan në Shqipëri me fakte dhe prova. Kam përjetuar kur punoja në drejtësi në vitet 90, rrahjen e Nanos në dhomat e izolimit në burgjet e Tepelenës, është rrahur Edi Rama në 95-96 dhe sot mban mjekër se i ka nofullën dhe faqen të çarë për të mbuluar plagët e levave 25 viteve më parë, është rrahur Gjinushi, Milo, Imami, Majko, Pollo, Gonxhe çdo rival politik i Sali Berishës në 32 vjet. Por do thoni ju ai ishte sot karma që t’i kthehet mbrapsht gjithë ajo politikë e dhunës ndaj kundërshtarëve? Nuk mendoj se sot u mblodhën kundërshtarët për t’u hakmarrë për dhunën në 32 vite”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta
- 15:23 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbërrin në Ankara për samitin e nivelit të lartë
- 15:20 Ukraina pranon mungesën e mbrojtjes, forcat ajrore: Nuk interceptuam asnjë raketë balistike ruse
- 15:14 Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare
- 14:51 Carlo Ancelotti nuk heq dorë nga Brazili: Ky nuk është fundi, fillon një epokë e re