Spahiu: Malltezi s’është më i rrezikshëm se vjehrri i tij
Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin” se ndryshimi i masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin ishte një vendim i drejtë pasi ai nuk përbën një rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Gjithashtu Spahiu tha se që në fillim të këtij hetimi masat e sigurisë të Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës duhet të ishin ndryshuar me njëra tjetrën, pasi ishte Berisha ai që ka pasur postet më të larta shtetërorë e për rrjedhojë edhe ndikimin dhe rrezikshmërinë më të madhe shoqërore.
“Për sa i përket rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale, kemi të bëjmë me një vepër me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por të kryer 10 vite më parë. Jamarbër Malltezi nuk është më dhëndri i kryeministrit i cili mund të vazhdojë të kryejë vepra të tjera nëse është i lirë. E dyta nuk ka atribute dhe pushtet që të pengojë hetimin.
Sa i përket rrezikshmërisë së personi, Malltezi nuk është një person me rrezikshmëri shoqërore dhe nuk përbën rrezik si subjekt. Në këtë kontekst, masa e sigurimit të arrestit shtëpiak, është më se e justifikueshme. Kemi masë arresti shtëpiak dhe jo detyrim paraqitje.
Gjithashtu do të thoja se tani gjykatën e kemi përballë dy standardeve, disa subjekte për të njëjtën vepër i lënë në arrest shtëpie apo detyrim paraqitje, ndërsa të tjerë i lë në arrest me burg. Në mendimin tim, masa e arrestit me burg është masë ekstreme, për persona të cilët nuk kanë rrezikshmëri që çojnë te marrja e jetës së një personi. Gjithashtu unë kam deklaruar në emisionin tuaj se masat e sigurisë duhet të ishin ndërruar Berisha, ai përbën rrezikshmëri shoqërore të veprës”,-tha Kreshnik Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit