Spahiu: Më 15 maj nuk ikën as Rama, as Berisha, as Meta, por ikën populli
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se një ditë pas zgjedhjeve, më 15 maj populli do të zhgënjehet përsëri.
Sipas tij, Rama, Berisha dhe Meta do të jenë përsëri aty, ndërsa qytetarët do të ngelen pa shpresë për një të ardhme më të mirë politike.
“Më 15 maj nuk do të largohet as Edi Rama, as Ilir Meta, as Sali Berisha. Më 15 maj ata të tre do të jenë sërish aty. Më 15 maj nuk do të ikë asnjëri prej tyre, më 15 maj do të ikni ju. Do të ikin qytetarët, do vazhdojnë të ikin drejt Rinasit për të braktisur Shqipërinë.
Unë ndjej keqardhje që përsëri 15 maji do të jetë një zhgënjim, përsëri nuk do të ketë shpresë dhe asgjë nuk do të ndryshojë në të ardhmen e qyteteve të tyre apo në të ardhmen politike të Shqipërisë,” – deklaroi Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër