Spahiu: Muxhahedinët që shkelën vijën e kuqe duhen larguar nga Shqipëria
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ata përfaqësues të opozitës iraniane në Shqipëri, që kanë shkelur kompetencat dhe janë futur në betejë diplomatike me Iranin dhe NATO-n duhet të dëbohen menjëherë nga Shqipëria.
Sipas Spahiut, lufta kibernetike që muxhahedinët e strehuar në Shqipëri bënin me regjimin e Iranit dhe vende të tjera perëndimore ishte një vijë e kuqe e shkelur dhe kjo nuk duhet të tolerohet.
“Duke i futur në katundin e Manzës ata krijuan një lloj geto, ata un fokusuan 100 për qind në aktivitetin e tyre politik kundër regjimit të Iranit. Kjo i përqendroi ata në një luftë virtuale, kjo bëri që të futeshin në një luftë kibernetike ndaj Iranit dhe shteteve të tjera perëndimore. Këtu e kaluan vijën e kuqe, se kur Irani godiste vendet e NATO-s, tani e legjitimonte me faktin se sulmet i vijnë nga një vend i NATO si Shqipëria. Ndërhyrja e policisë shqiptare në kamp ka qenë legjitime dhe padyshim që opozita e MEK s’mund të konsiderohet përfaqësuese e gjithë popullit iranian. Ndëshkim kolektiv nuk ka duhet të ketë, gjykim individual sipas statusit të emigrantit. Kush ka kaluar kompetencat dhe janë futur në betejë diplomatike me Iranin dhe NATO-n duhet të dëbohen menjëherë nga Shqipëria”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Akuzat ndaj policisë për vdekjen e muxhahedinit, Balla i përgjigjet Berishës
- Ish-pjesëtari i muxhahedinëve: MEK-u kryen sulme kibernetike ndaj Iranit
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë