Spahiu: Nëse Basha e ka seriozisht luftën me Berishën, në 15 maj të shkojë te SHQUP
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse Lulzim Basha e ka seriozisht luftën me Berishën, në 15 maj duhet të protestojë para SHQUP për humbjen.
Spahiu ngriti dyshimin se lufta brenda PD nuk është e vërtetë, por një lojë ndaj amerikanëve, dhe që Basha të vërtetojë të kundërtën sipas tij, në 15 maj duhet të nxjerrë Berishën nga SHQUP.
“Kam dyshimet e mia për liderët e PD. E kam vënë në dyshim nëse është luftë e vërtetë apo lojë. Një nga rastet që kam treguar është se nuk e besoj se nuk kishin 61 kandidatë për të garuar në 14 maj. Është e pamundur që PD që ka 40 deputetë të mos gjejë 61 njerëz. Fakti që nuk i vunë dhe nxorën disa arsye mund të mos jetë një luftë reale mes tyre por një lojë ndaj amerikanëve. Pas 14 maji do shihet nëse Basha dhe të tjerët do protestojnë para PD. Ajo që ndan lojën nga lufta është një PD zyrtare në 15 maj, nëse humb Berisha, duhet të jenë para dyerve të SHQUP për të nxjerrë Berishën nga godina”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij