SPAK jep pretencën për inceneratorin e Fierit, kërkohet 10 vite burg për Kokën
Prokuroria e Posaçma ka dhënë këtë të hënë pretencën për inceneratorin e Fierit. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Duke llogaritur gjykimin e shkurtuar, Koka do të vuaj 6 vite e 8 muaj burgim nëse shpallet fajtor.
Ndërkohë që për Sekretarin e Përgjithashëm të Ministrisë së Mjedisit akuza ka kërkuar 7 vite burg, që shkon në 4 vite e 8 muaj, pas gjykimit të shkurtuar.
Për një nga pronarët e kompanisë së inceneratorëve, Klodian Zoton, Klodian Zoton, ka kërkuar 12 vite burg, që përllogaritet në 8 vite pas gjykimit të shkurtuar.
Për Arben Dervishaj, ish-supervizorin që akuzohet për falsifikimet e situacioneve, SPAK ka kërkuar 4 vite burg. Nëse shpallet i fajshëm ai do të duhet të kalojë në qeli 2 vite e 8 muaj burg pas gjykimit të shkurtuar.
Pretenca për të akuzuarit e tjerë, pa llogaritur gjykimin e shkurtuar:
Pëllumb Abeshi 4 vjet
Florian Muçaj 3 vjet
Azem Shatëri 3 vjey
Erjon Murataj 4 vjet
Sabina Cenameri 4 vjet
Loran Dusha 8 vjet
Arjola Kodra 3 vjet
Arbër Denizi 7 vjet
Juri Imeraj 7 vjet
Regan Merdani 4 vjet
Gentian Zifla 4 vjet
Çështja është veçuar për 3 të pandehurit, Etleva Kondi, Arenc Murtezani dhe Guzeppe Ceffalione, të cilët do gjykohen me gjykim të zakonshëm.
LEXO GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion