“SPAK ka shkuar në zyrat e AIDA”, Ferhati zbërthen dosjen e Jorgo Goros
Gazetari Eni Ferhati ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth rastit të arrestimit të kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili u arrestua të shtunën me kërkesë të SPAK-ut.
Ferhati tha se për hetimin e çështjes ku është i përfshirë Jorgo Goro, SPAK ka shkuar edhe në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) dhe ka sekuestruar të gjithë dosjen lidhur me këtë çështje.
“SPAK më tej ka shkuar duke verifikuar se çfarë shume parash është paguar për blerjen e sipërfaqes prej 5500 metra katrorë që ka disa muaj në fakt që është sekuestruar nga ana e SPAK. Janë paguar rreth 12 milionë e 700 mijë lekë, ose thënë ndryshe rreth 120 mijë euro, për blerjen e kësaj prone.
Ajo që mund të them është se në funksion të këtij hetimi penal të prokurorisë së Posaçme SPAK ka shkuar deri te zyrat e AIDA-s, ku është sekuestruar e gjithë dosja.
Pasi dihet se kjo pronë e përfituar me anë të një akt të marrjes në pronësi të tokës së falsifikuar, me dokumente të falsifikuara, pasi ju shit Stavri Mëhillit, kaloi dhe u miratua për investime strategjike, ku përfaqësues ligjor i firmës së interesuar rezultoi ish-deputeti socialist, Artan Gaçi dhe bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka”-tha Eni Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë