SPAK kërkon shtyrjen e hetimeve për grupin e Laert Haxhisë: Dosja ka mangësi
Prokuroria e Posçme ka kërkuar zgjatjen me tre muaj të hetimeve për grupin e Laert Haxhiut, në mënyrë që të plotësohen mangësitë që ka dosja, kërkesë e cila u pranua pjesërisht nga GJKKO.
Trupa gjykuese i dha kohë vetëm 45 ditë prokurorit Behar Dibra për të përfunduar plotësisht hetimet.
Në këtë dosje, janë marrë të pandehur Erisiano Abedini, Bujar Abedini, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Idriz Manej, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Enriko Xhahysa dhe Fatjon Veliu.
Arrestimi i Artan Tafanit, pas një grabitje në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, çoi në goditjen e grupit të Laert Haxhiut.
Tafani u bë i penduar i drejtësisë dhe rrëfeu disa ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin përgjatë viteve 2021-2023, duke nisur nga vrasjet, atentatet e deri te vjedhjet me dhunë.
Banda kriminale u godit në fund të muajit shtator të vitit 2023, pas një operacioni të gjërë policor që u shtri në të gjithë vendin.
U merrte lekët dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 10:53 U merrte lekët dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)