English

SPAK operacion në Tiranë, ndalohet një avokat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar këtë të shtunë një operacion, ku sipas informacionave paraprake të siguruara nga Euronews Albania, janë lëshuar dy masa sigurie.

- Advertisement -

Masat e lëshuara lidhen me veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në sistemin e drejtësisë.

Njëra nga masat është “arrest në shtëpi” për avokatin Fatbardh Koçi, ndërsa një masë tjetër sigurie është vendosur për një shtetas tjetër, i cili po hetohet në të njëjtën çështje.

Operacioni ka përfshirë ushtrimin e 4 kontrolleve banesash dhe personash, ndërsa gjatë hetimeve është sekuestruar telefoni i shefit të laboratorit të policisë shkencore. Hetimi është zhvilluar për ndërhyrje në një dosje që ishte në proces hetimi nga Prokuroria e Tiranës dhe që ishte në shqyrtim nga gjykata.

Sipas burimeve të Prokurorisë, gjatë periudhës kur është kryer veprimi i paligjshëm, avokati Koçi ka qenë në detyrë pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Dyshohet se Koçi, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të policisë dhe drejtësisë, ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të lehtësuar pozitën penale të një personi të përfshirë në një çështje të konfliktit me ligjin. Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjithë rrethanat dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprim të paligjshëm.

Rrethanat e çështjes

“Shetetësja P.M., në kohën e kryerjes së veprës penale po gjykohej në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shëndetësore”, e parashikuar nga neni 188/1 i Kodit Penal.

Shtetasi B. K. me profesion avokat (i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ishte  i punësuar  me detyrë  Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit) ka kërkuar nga shtetasja P.M. shumën prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe ka marrë prej saj në formën e përfitimit të parregullt shumën paraprake prej 1000 (një mijë) eurosh, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, përmes vendimit nr.10, datë 27.02.2025, ka vendosur:

  • Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim B.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
  • Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim P.M., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Gjithashtu në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal me qëllim kërkimin e provave janë ushtruar kontrolle në banesat e katër shtetasve, mes tyre edhe në atë të një eksperti kriminalistik dhe një oficeri të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?