SPAK për “lapsusin” “i dënuar” në vendimin e Veliajt, sqaron për Euronews procedurën
Prokuroria e Posaçme ka reaguar për Euronews Albania në lidhje me pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj, se organi i akuzës ka bërë një lapsus frojdjan duke e cilësuar si të dënuar në shkresat zyrtare të hetimeve ndaj tij. SPAK informon publikun se dokumenti që e nxjerr gjendjen gjyqësore të Veliajt si “të dënuar” është lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Në sqarimin e dërguar për Euronews Albania, Prokuroria e Posaçme theksoi se, në kërkesën për caktimin e masës shtrënguese ndaj Veliajt, asnjëherë nuk është përmendur statusi i tij si i dënuar. SPAK shpjegoi se në aktet e depozituara pranë Gjykatës së Posaçme, ka një certifikatë elektronike të gjendjes gjyqësore, e cila është gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe që përmban informacionin se Veliaj është shënuar si i dënuar.
Megjithatë, SPAK sqaron se ky informacion nuk është përdorur për të justifikuar masën shtrënguese të sigurisë për kryebashkiakun. Sipas SPAK, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka sqaruar se kur printohet vërtetimi i gjendjes gjyqësore, shfaqet automatikisht statusi i “dënuar”, pavarësisht se Veliaj ka tre vendime pafajësie.
REAGIMI I SPAK PËR EURONEWS ALBANIA:
Në lidhje me pretendimet e shtetasit nën hetim E.V sa i takon gjendjes së tij gjyqësore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron se:
Në kërkesën për “Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal”, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shtetasin nën hetim E.V, me numër protokolli 2402, datë 24.01.2025, Prokuroria e Posaçme nuk i është referuar për asnjë moment gjendjes së tij gjyqësore.
Si pjesë e akteve të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme është edhe një certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore me nr. prot. 5488 datë 23.01.2025, e gjeneruar nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku organi procedues ka akses. Kjo certifikatë, në brendësi të saj përmban informacionin se shtetasi E.V, i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979 në Tiranë, rezulton “i dënuar”.
Në lidhje me këtë certifikatë, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në lidhje me veprat penale si dhe vendimet gjyqësore, të cilat lidhen me certifikatën elektronike që është gjeneruar.
Me shkresën nr. 2215/1 datë 12.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka sqaruar mes të tjerash se:
“…çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast. Shtetasi E. L. V. ka 3 vendime pafajësie.”
Në çdo rast, as në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por as nga kjo e fundit, nuk është përdorur si rrethanë gjendja gjyqësore e shtetasit nën hetim E.V, për të caktuar ndaj këtij të fundit masën shtrënguese të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit