SPAK përfundon hetimet për Ilir Beqajn, zbardhen akuzat për “SASPAC”

17 Shkurt 2025 | 13:03

Prokuroria e Posaçme mbyllur hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj në lidhje me dosjen e abuzimit me fondet e Bashkimit Europian, të njohur ndryshe si dosja “SASPAC”. Beqaj, i cili ka mbajtur postin e drejtuesit të Agjencisë së SASPAC, do të përballet me akuzat për mashtrim, korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe fshehje të pasurisë.

Hetimet, të cilat kanë zgjatur për disa muaj, kanë nxjerrë dyshime mbi abuzimin e Beqajt me fondet europiane, në të paktën tetë procedura prokurimi të drejtuara nga agjencia që ai mbikëqyrte.

Beqaj është arrestuar më 4 korrik të vitit të kaluar, teksa ndodhet nën hetim dhe për dosjen e “Sterilizimit”. Pas mbylljes së hetimeve, tashmë pritet që çështja të kalojë në fazën e gjykimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026