SPAK përgjoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese? Përgjigjet Altin Dumani…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani raportoi në Kuvend lidhur me punën e institucionit që ai drejton për vitin 2024 dhe më pas iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës.
Lidhur me pyetjen e deputetit të Partisë Demokratike Belind Këlliçi nëse anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë vënë nën përgjim nga SPAK me autorizim të GJKKO, Dumani u shpreh se SPAK ka juridiksionin dhe kompetencën që të ushtrojë ndjekje penale për sjelljet jashtëgjyqësore të gjyqtarëve të çdo niveli nëse ka dyshime për korrupsion pasiv.
Dumani theksoi se në veprimet e përgjimeve SPAK zbaton me përpikëri rregullat e përcaktuara në kodin e procedurës penale.
“Prokuroria e Posaçme nuk ka juridiksion dhe kompetencë që të vlerësojë apo kontrollojë vendimet e gjyqtarëve në çështje konkrete, si vendimet e gjykatave të zakonshme edhe asaj Kushtetuese. Nga ana tjetër, SPAK bazuar në nenet 148 dhe 148 dh të kushtetutës, ka juridiksion dhe kompetencë që të ushtrojë ndjekje penale për sjelljet jashtëgjyqësore të gjyqtarëve të çdo niveli. Nëse ekzistojnë dyshime se mund të jetë kryer vepra penale e korrupsionit pasiv, në veprimet e përgjimeve SPAK zbaton me përpikëri rregullat e përcaktuara në kodin e procedurës penale, këto veprime sipas rastit autorizohet nga prokurori dhe Gjykata e Posaçme dhe kontrollohen nga GJKKO”, tha Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë