SPAK reagon zyrtarisht për masat e sigurisë ndaj Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë

20 Nëntor 2025 | 18:16

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK,  ka reaguar këtë të enjte, në kuadër të hetimeve që lidhen me Zv. Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas SPAK, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike lidhur me dy projekte të rëndësishme infrastrukturore, ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Jashtme në Tiranë.

Në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit Orikum-Himarë të autostradës SH8, SPAK njofton se Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë paracaktuar fituesin e procedurës, duke krijuar avantazhe të padrejta për operatorët ekonomikë fitues.

Po ashtu, në procedurën për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, Balluku dhe disa funksionarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar akuzohen sipas SPAK për të njëjtën sjellje, duke favorizuar një grup operatorësh ekonomikë.

Në vijim të kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Posaçme ka vendosur:

Belinda Balluku, ndalim të daljes jashtë shtetit dhe pezullim nga detyra si Zv.Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës.

Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, arrest shtëpiak.

Ekzekutimi i këtyre masave është bërë më 20 nëntor 2025. Hetimet janë zhvilluar përmes metodave speciale dhe grumbullimit të provave digjitale, ndërsa SPAK vijon hetimet për këtë procedim penal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026